Dinte shumë sekrete, masazhisti personal i Putinit, oligarku rus i njohur largohet nga Moska

Misteri rrethon fluturimin e një oligarku i njohur si ‘masazhisti i Putinit’ nga Rusia vetëm disa ditë para se djali i tij të gjendje i vdekur në rrethana të errëta.

Konstantin Goloshchapov, 67 vjeç, kaloi kufirin nga Rusia në Bjellorusi në qershor me makinën e djalit të tij Dmitry pasi thuhet se mori një informacion se biznesi i tij do të bastisej me akuza përvetësimi.

Katër ditë më vonë, 29-vjeçari Dmitry vdiq dhe një hetim mbi zotërimet e investimeve të Konstantinit - përfshirë aksionet e kompanive të ujit dhe energjisë elektrike në Shën Petersburg, Vodokanal dhe Lenenergo - ishte nisur.

Megjithëse ikja e Konstantinit nga Rusia ndodhi muaj më parë, ngjarjet sapo janë nxjerrë në dritë nga gazetat ruse, të cilat theksuan lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin dhe thuhet se dinte shume sekrete të Putinit.

Mediat ruse siguruan një foto që thuhet se e tregon atë duke udhëtuar përtej kufirit në Bjellorusi, ndërsa 'bënte një gjest të vrazhdë' para kamerës. 

Vendndodhja aktuale e Konstantinit nuk dihet, megjithëse mendohet se ai mbante pasaporta greke dhe kroate.

Hetimet kriminale përdoren shpesh në Rusinë e Putinit për qëllime manipulimi politik ose biznesi.

Dmitry besohet të ketë qenë në një lidhje me Yana Mardina, 33 vjeçe, e shkolluar në Zvicër.

Javën e kaluar guvernatori i Shën Petersburgut, aleati i ngushtë i Putinit, Alexander Beglov, vendosi lule te varri i Dmitry në një varrezë të qytetit në një shfaqje të dukshme respekti.

Goloshchapov u bë i pasur mes dyshimeve për marrëdhënie biznesi të lidhura me strukturat zyrtare në Kremlin dhe vendlindjen e tij në Shën Petersburg.

Por më interesante janë lidhjet e tij thellësisht të ngushta personale me Putinin.

Një version thotë se kjo filloi që nga koha e presidentit si agjent i KGB-së, kur Goloshchapov ishte një 'informator' i shërbimeve sekrete për kontrabandën e ikonave.

Goloshchapov ishte i përfshirë në arte marciale - si Putin - dhe një 'miqësi e fortë' u zhvillua në tapetin e xhudos.

Një tjetër thotë se aftësitë dhe metodat inovative të masazhatorit e ndihmuan dukshëm Putinin të kapërcejë një dëmtim akut të shpinës dhe ata mbetën të afër më pas.

Një tjetër, i raportuar nga Versiya, thotë se Putini 'kishte vizituar dhomën e masazhit të [Goloshchapov] në një sauna të Shën Petersburgut.

"Në vitin 2000, Putini kujtoi të njohurin e tij të vjetër dhe e ftoi atë në Moskë për të drejtuar [një kompani shtetërore]."

Një pretendim në 2002 ishte se Goloshchapov ka marrë 10,000 deri në 50,000 dollarë 'për të promovuar ish-klientët e tij [masazhues] në poste të rëndësishme' në administratën e Putinit.

Përafërsisht në të njëjtën kohë ai u sugjerua të ishte menaxheri i fushatës zgjedhore të Putinit.

Në vitin 2005, për të shënuar vizitën e Putinit në Malin Athos, Goloshchapov themeloi Shoqërinë Ruse Athos.

Midis 12 themeluesve, si dhjetëra apostuj, ishte ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe një koleksion miqsh të tjerë të Putinit.

Karriera e biznesit të Goloshchapov u rrit mes lidhjeve me oligarkët e afërt me Putinin, mes tyre edhe ish-partneri i presidentit në xhudo, Arkady Rotenberg.

Masazhisti dhe biznesmeni i devotshëm ortodoks kishte një vend në ngritjen e shpejtë të Putinit në Shën Petersburg në një kohë kur kishte zëra për lidhje me rrjetin mafioz të Tambovit.

“Ai di shumë nga sekretet e Putinit dhe për vite ishte një figurë kyçe në rrethin e Putinit”, tha një ish-diplomat perëndimor në Moskë.

Goloshchapov me sa duket zotëron prona në Itali, Kroaci dhe Finlandë.

Në vitin 2018, Goloshchapov u kërkoi gazetarëve hulumtues që të 'ndalonin së interesuari' për lidhjet e tij me Putinin.