Qeveria britanike premton 1 miliardë paund për të luftuar SIDA-n, tuberkulozin dhe malarian

Qeveria britanike njoftoi sot se do të kontribuojë me 1 miliardë paund në Fondin Global për luftën kundër SIDA-s , tuberkulozit dhe malaries.

Britania ka qenë historikisht një donator kyç për Fondin dhe mungesa e tij ishte një suprizë kur liderët e fuqive të mëdha premtuan 14.25 miliardë dollarë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

‘Ky fond ju jep shpresë dhe mundësi miliona njerëzve’ tha Andrew Mitchell, sekretari i zhvillimit në Britaninë e Madhe.

Financimi ka të bëjë me periudhën 2023-2025.