Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do të fitojmë...

Ashtu si në protestën e 12 nëntorit, kryetari demokrat, Sali Berisha tha edhe sot se shqiptarët po i dërgojnë një sinjal të fortë ndërkombëtarëve.

“Por njëkohësisht, protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës, se krahas një narkoshteti të instaluar në Shqipëri, krahas një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës nëpërmjet krimit, drogës dhe mashtrimit, ekziston një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për të përmbytur këtë regjim,” tha Berisha.

Gjatë protestës, kryetari demokrat tha se Shqipëria nuk do ketë stabilitet pa votën e lirë. Këtë të hënë, Berisha tha se shqiptarët janë në këmbë, ndërsa u bëri thirrje ndërkombëtarët t’i mbështesin në betejën e tyre

“Shqiptarët janë sot më në këmbë se kurrë. Protesta e 12 nëntorit faktoi se janë më në këmbë se kurrë. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Edhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët është: Mbështesni shqiptarët në betejën e tyre. Ne do fitojmë,” tha Berisha.