Zelensky 30 minuta në Kherson, ja si e presin rusët

Pak minuta para se Volodymyr Zelensky të mbërrinte për të përshëndetur civilët në qytetin e sapoçliruar, bombardimet mund të dëgjoheshin në qendër të Khersonit.

Pasi mbaroi së foluri, u dëgjuan disa shpërthime të tjera të armëve artilerie.

Dëshmitarët thanë se ai kaloi rreth 30 minuta në Kherson para se të largohej.

Ukrainasit u mblodhën në sheshin kryesor për të parë presidentin, disa duke valëvitur flamurin kombëtar dhe të tjerë duke e mbajtur atë të mbështjellë mbi supe.

“Jam vërtet i lumtur, mund ta dalloni nga reagimi i njerëzve, reagimi i tyre nuk është i inskenuar”, tha Zelensky, i rrethuar nga roje sigurie të armatosur rëndë.

“Njerëzit ishin duke pritur për ushtrinë ukrainase, për ushtarët tanë, për të gjithë ne”, shtoi ai.