KAFE SHQETO/ Rrëfimi ekskluziv i balerinit shqiptar pranë ‘Teatrit Shtetëror të Vienës’: Nuk harroj kurrë nga kam ardhur

Eno Peçi është një nga figurat më të rëndësishme të Teatrit të Operas dhe Baletit në Viennë. Djaloshi që u largua nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare në kërkim të fatit dhe mundësive më të mira për jetesë vjen ditën e sotme në një rrëfim ekskluziv për ‘Kafe Shqeto’.

Me punën e tij të palodhur mes sfidave të shumta të jetës Peçi ka treguar se ja doli që më në fund të jetë një nga emrat më të suksesshëm të trupës së baletit në Vienë si i pari balerin shqiptar që performoi në një koncert live në vitin 2014.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Të nderuar që Eno është nga nga figurat më të rëndësishme në trupën e baletit të Vienës duke na bërë kështu të gjithëve krenarë, mirëpo çfarë ju tërheq më shumë kur vini në Tiranë?

Eno Peçi: Është një kënaqësi e veçantë pasi Shqipëria është vendi im i lindjes dhe këtu hodha hapat e mi të parë. Për mua nuk është veç dëshirë, po edhe si një lloj detyrimi për vendin tim, sigurisht.

Pyetje: Në shfaqjen tuaj ju vini me trupën e baletit nga Viena, pse kjo zgjedhje?

Eno Peçi: Unë vij për ‘Festivalin Internacional’ dhe nuk kam pasur shumë kohë që të merrem me koreografinë kështu që vendosa që balerinët t’i sillja nga Viena meqenëse unë e kisha gati një pjesë të përgatitur vetë. Shfaqja e parë ka të bëjë me izolimin e epokës digjitale dhe reflektimi dhe nëse do të shihni në hapjen e shfaqjes balerinët vijnë dhe vendosin kufjet në vesh. Për mua e rëndësishme është që të dijmë se çarë ata ndjejnë kur shkojnë në botën virtuale dhe kthimin pas në atë reale.

Pyetje:Veç kërcimit ju gjithmonë godisni dhe në tema që kryesisht më para i përkisnin viteve 1970, po tanimë vëme re se ato janë më aktuale....

Eno Peçi: E gjitha kjo ka të mira por ka dhe ato të këqija, që do të thotë ne po humbasim mënyrën se si po jetojmë duke humbur kështu realitetin. E rëndësishme për mua është që spektatori t’i shikojë këto imazhi pasi kur je vet pjesë transmetohen më mirë. Aty pastaj lind pyetja nëse ne kemi nevojë për teknologji apo jo?

Pyetje:Ju jeni një balerin klasik, brilant në performancën tuaj dhe këtu në Shqipëri keni vendosur të vini përmes një arti temporal. Pse kjo zgjedhje?

Eno Peçi: Gjithmonë kjo temë më ka nxitur pasi kjo lloj rryme mund të shprehet edhe ndryshe. Baleti kontemporan është më i hapur në anën e të menduarit dhe të të shprehurit, ndërsa klasikja është në anë më të drejtë, megjithëse secila ka të mirat e veta. Baleti kontemporan të lejoj që të zgjedhësh atë hapësirë  ti e ndjen veten më mirë dhe me kalimin e kohës edhe unë mendova që të krijoj koreografitë e mia.

Më tepër, ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:

Klea Sula/ Syri.net