Kërkohet ndryshimi i akuzës/ Gjykata Penale i kthen Prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula

Gjykata e Penale e Tiranës i kthen Prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri në një market në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit 2021, Jurgen Dukën, për të ndryshuar kualifikimim e veprës penale.

Prokurori Petri Hysi erdhi në gjykatë me akuzën e "vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike", ndërsa në vlerësim të Gjykatës, akuza duhet të jetë "vrasje për cilësi të veçanta".

I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, që nuk i është pranuar nga Gjykata, ndërsa pritet që Prokuroria të tërheqë dosjen dhe të vij me një akuzë të re.

Ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në në market në rrugën ‘Irfan Tomini’.

Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Arbër Sula ishte në arrati për më shumë se dy muaj, teksa u vetëdorëzua në polici në 1 mars të këtij viti.