Putin mungon në samitin e G-20, Lavrov shtrohet në spital/ Si doli lajmi

BILD

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u shtrua në spital në Indonezi.

Sipas zyrtarëve të qeverisë indoneziane, kryediplomati i luftëdashësit Vladimir Putin, udhëtoi për në Bali në samitin e G-20 dhe shfaqi probleme në zemër pas mbërritjes së tij.

Pikant është fakti se agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se tre zyrtarë indonezianë zbuluan informacione për gjendjen shëndetësore të Lavrov, megjithëse nuk ishin të autorizuar për ta bërë këtë.

Ministria e Jashtme ruse kundërshtoi raportimin e Associated Press. Zëdhënësja Maria Zakharova e përshkroi raportimin si të rremë.

Përveç kësaj, Sakharov publikoi një video në të cilën Lavrov shihet në hotelin e tij. Lavrov thotë në video se gazetarët perëndimorë duhet të jenë më të ndershëm, por nuk i kundërshton raportimet për shtrimin e tij në spital.

Sipas qeverisë indoneziane, diktatori i Kremlinit, Putin nuk do marrë pjesë në samitin e G-20 në Bali. Në vend të tij, ai dërgoi ministrin e Jashtëm Lavrov në takimin e 20 vendeve industriale në ishullin indonezian.

Agresioni rus ndaj Ukrainës do të ishte një temë qendrore në samit. Për shumë njerëz, vendimi i Putinit nuk është një befasi.

Sipas informacioneve të BILD, mungesa e Putinit interpretohet si dobësi në qarqet e qeverisë gjermane.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha përpara se të nisej për samit: ‘Do të ishte mirë që Putini të ishte në samitin e G-20. Por atëherë do i duhej të përballej me të gjitha pyetjet dhe të gjitha kritikat që janë formuluar nga shumë vende të botës. Kjo është ndoshta arsyeja pse ai nuk është aty”.