‘Fitorja po afron’/ Zelensky ngjall shpresë me fjalimin në Kherson

BILD

Ushtria ukrainase është në Kherson- tani aty është edhe presidenti ukrainas.

Volodomyr Zelensky mbërriti të hënën në një vizitë surprizë në qytetin e çliruar të Khersonit në jug të vendit.

Fotot tregojnë presidentin e rrethuar nga forcat speciale në qendër të qytetit.

Kalimtarët e përshëndesin dhe brohorasin për mbërritjen e presidentit.

Për muaj të tëra ata kanë jetuar nën sundimin rus, duke iu nënshtruar një referendumi fals dhe të aneksuar ilegalisht nga Moska.

Tani rusët kanë ikur dhe presidenti i zgjedhur është në mesin e tyre.

Ky është dallimi me despotin e Kremlinit, Vladimir Putin, që nuk guxon të shkojë as në samitin e G20 në Bali.

Gjatë vizitës surprizë, Zelenesky e bën të qartë për popullatën: Ne e ndjejmë se fitorja po afrohet.

Është një fjali që ngjall shpresë. Forcat e armatosura ukrainase kanë çliruar më shumë se 226 qytete në rajon. Qindra-mijëra ukrainas nuk jetojnë më nën pushtimin rus.