Përplasjet diplomatike, Macron në bisedë telefonike me Mattarellën

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij italian Sergio Mattarella kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën ritheksuan "rëndësinë e madhe të marrëdhënieve midis Francës dhe Italisë".

Kështu bëhet e ditur në një notë të përbashkët, të publikuar pas përfundimit të bisedës mes presidentëve të dy vendeve. 

“Të dy theksuan nevojën për krijimin e kushteve për bashkëpunim të plotë në të gjithë sektorët – vijon deklarata – si në planin dypalësh ashtu edhe brenda Bashkimit Evropian.

Biseda mes dy krerëve të shteteve vjen pas ditëve të acaruara për shkak të përplasjes diplomatike mes Italisë dhe Francës për çështjen e emigrantëve