VIDEO-FOTO/ Makina përplas 58 vjeçarin në Berat, i plagosuri dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur "Ish Bashkia e vjetër", në Berat, ku një makinë ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç.

I aksidentuari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Berat/ Informacion paraprak

Në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur "Ish Bashkia e vjetër", shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip "Renault", ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.