Pa pikë kompleksi, Orgesa Zaimi na zbulon vendin më të parehatshëm ku ka bërë dashuri

Orgesa Zaimi ishte pjesë e një sfide në programin “Zemër Luana”. Asaj iu drejtua pyetja me spec nga Belinda Dragoti: “Orgesa, na trego cili ka qenë vendi më i parehatshëm në të cilin ke bërë dashuri?”

Por si u përgjigj këngëtarja?

Mjaft e sinqertë dhe spontane Orgesa tha: “në shtëpi, në një divan i cili nuk është dhe aq komod.”

Orgesa Zaimi do të konkurrojë në “Kënga Magjike” me këngën e saj të titulluar “Shiu i Tetorit”. Teksa ishte e ftuar tek “Rudina”, Orgesa tha se e shijon shumë eksperiencën dhe nuk e ka thënë ndonjëherë që e do fitoren.

Pjesë nga intervista:

Rudina Magjistari: Pritshmëritë janë të larta besoj, edhe në “Këngën Magjike” apo jo?

Orgesa Zaimi: Tani të gjithë duhet të thonë që unë do fitoj, por unë nuk e them këtë sepse nuk e kam thënë ndonjëherë dhe nuk jam futur ndonjëherë në ndonjë kompeticion për ta fituar ose me pretendim, nuk jam futur asnjëherë në asnjë kompeticion me pretendim. Unë e shijoj jashtëzakonisht eksperiencën.

Rudina Magjistari: U bë i shtati vit që ti merr pjesë në “Këngën Magjike”. Sa çmime ke grumbulluar deri më tani?

Orgesa Zaimi: Po, finalet gjithmonë i kam kapur.

Rudina Magjistari: Kështu që ke marrë nga një çmim.

Orgesa Zaimi: Por për mua të them të drejtën Rudina, “Kënga Magjike” është një nga festivalet, për të mos thënë i vetmi që është realisht shumë promovues për artistin. Promovimi vazhdon javë pas jave, është në vëmendjen e njerëzve kënga gjatë gjithë kohës, kështu që më pëlqen fakti që jam pjesë e festivalit. Ka qenë një eksperiencë gjithmonë e mirë. Të them të drejtën, ndihem si në shtëpi në “Kënga Magjike”. Nuk e di nëse do të marr pjesë përsëri, por këtë herë them që mund të jetë hera e fundit, pastaj them mund të bëj një pushim.

Rudina Magjistari: U dashka fituar me patjetër.

Orgesa Zaimi: Nuk dua ta them këtë se nuk dua të nxis… për mua fitore është kënga.