Suedi, vëllezërit me origjinë nga Irani akuzohen për spiunazh për Rusinë

Dy vëllezër me origjinë iraniane u nxorën para gjykatës në Suedi pasi dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë dhe shërbimin e saj sekret ushtarake GRU për gati një dekadë, thanë prokurorët të premten.

Një nga burrat punonte për agjencinë e brendshme të shërbimit sekret suedez.

Autoritetet i identifikuan dy burrat si Peyman Kia, 42 vjeç dhe Payam Kia, 35 vjeç.

Vëllezërit u akuzuan për spiunazh të rëndë, ndërsa njëri prej tyre u akuzua edhe për trajtim bruto të paautorizuar të informacionit sekret.

Të dy përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. Dënimi i përjetshëm në Suedi në përgjithësi nënkupton një minimum prej 20-25 vjetësh burg.

"Ka qenë një hetim kompleks në lidhje me një krim që është shumë i vështirë për t'u hetuar dhe dyshimi ka të bëjë me kriminalitet shumë të rëndë të drejtuar kundër shërbimit sekret dhe sigurisë suedeze," tha kryeprokurori i Njësisë së Sigurisë Kombëtare Per Lindqvist.

"Informacioni që është marrë, transmetuar dhe zbuluar mund të rezultojë në dëm të sigurisë së Suedisë, nga fakti se shkon në duart e një fuqie të huaj", tha Lindqvist në një deklaratë.