'Rooney mendoj së është xheloz', Ronaldo: Te United nuk më besuan as për vajzën time të sëmurë

Cristiano Ronaldo, në shpërthimin e tij ndaj klubit të Mancheter United, nuk ka kursyer as edhe një legjendë të “Djajve të kuq”, siç është Wayne Rooney, i cili shpesh e ka kritikuar CR7-ën.

“Nuk e di pse më kritikon, ndoshta sepse ai e ka mbyllur karrierën ndërsa unë po luaj ende në nivele të larta.”

Po luzitani nuk e shfrytëzoi këtë intervistë vetëm për të sulmuar “armiqtë” e tij te Manchester United.

“Familja ime është gjithçka për mua, aq më shumë për shkak të asaj që kaluam gjatë këtij viti. Mesazhet që kam marrë më kanë emocionuar, nuk e prisja kurrë. Nga Manchesteri, përkundrazi, nuk kam marrë asnjë mbështetje.”

Një pjesë e intervistës që tërhoqi shumë vëmendje është edhe shpjegimi se përse ai mungoi një pjesë të përgatitjeve te United për këtë sezon.

"Vajza ime tre muajshe ishte në spital në korrik, doja të isha me të. Disa drejtues të klubit kishin dyshime për këtë. Klubi nuk tregoi empati, unë u lëndova", ka treguar ndër të tjera Ronaldo.