Ronaldo 'hap zemrën': United më tradhëtoi, s’kam respekt për Ten Hag!

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo “hapi zemrën” në një intervistë me Piers Morgan për situatën aktuale te Manchester United, ku ai ka është plotësisht në plan të dytë këtë sezon.

Në këtë intervistë, 37 vjeçari sulmoi ashpër klubin e tij dhe trajnerin Ten Hag. Pa përdorur asnjë lloj diplomacie, “ylli” luzitan u hodh në sulm frontal ndaj klubit të tij, duke paralajmëruar në këtë mënyrë largimin në janar:

“Manchester United më tradhtoi,nuk kam fare respekt për Ten Hag, sepse ai nuk tregoi respekt për mua. Klubi u përpoq të më detyronte të largohesha. Këtë e bëri jo vetëm trajneri, por të gjithë drejtuesit e klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më duan më tek United, nuk më kanë dashur as sezonin e kaluar. U bëra “delja e zezë” dhe ata nuk kishin empati edhe kur vajza ime ishte e sëmurë”.

Ronaldo më pas foli për zgjedhjen e tij për t’u rikthyer në United:

“Klubi nuk u përmirësua pasi u largua Fergusoni. Kur vendosa të kthehesha këtu, ndoqa zemrën time. Sir Alex më tha se nuk do të ishte e pranueshme për mua që të shkoja në City. Dhe Unë i thashë “ok, shef”. Rangnick? Nëse nuk je trajner, si mund të bëhesh trajner i United? Nuk kisha dëgjuar kurrë për të”.

Me pak fjalë, Ronaldo ka zgjedhur rrugën për t’i dhënë fund marrëdhënieve me “Djajtë e Kuq”. Tani pritet vetëm reagimi i klubit.