VIDEO/ Tesla del jashtë kontrollit, vret dy persona në Kinë

Një makinë Tesla ka dalë jashtë kontrolli në rrugët e një province kineze, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tre, përpara se të përplasej përfundimisht në një ndërtesë.


Pamjet tmerruese tregojnë një Tesla Model Y të bardhë që merr shpejtës papritur ndërsa shoferi po mundohej ta parkonte.

Familja e shoferit tha për mediat lokale se shoferi 55-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe se kur shtypi frenat ato nuk punonin.

Tesla tha se po hetonte incidentin, duke vënë në dukje se të dhënat e saj treguan se pedali i frenimit nuk ishte kyçur kurrë ndërsa automjeti po kalonte nëpër qytet.

Në një deklaratë për Reuters, Tesla tha se po punonte me autoritetet lokale për të zbuluar "të vërtetën" në lidhje me atë që shkaktoi aksidentin e tmerrshëm.

Incidenti ndodhi më 5 nëntor në qytetin Chaozhou, në verilindje të Hong Kongut. Sipas “Jimu News”, kanë mbetur të vrarë një motoçiklist dhe një nxënëse.

Agjencia citoi policinë rrugore të thoshte se shkaku i incidentit nuk është përcaktuar. Jimu News citoi gjithashtu një anëtar të paidentifikuar të familjes së shoferit, i cili tha se 55-vjeçari kishte probleme me pedalin e frenave kur po bëhej gati të ndalonte para dyqanit të tij të familjes.

Tesla tha të dielën se do të ndihmonte policinë kineze të hetonte përplasjen.

Tesla tha se videot tregonin se dritat e frenave të makinës nuk ishin ndezur kur makina po udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe se të dhënat e saj tregonin probleme të tilla si mungesa e përpjekjeve për të shtypur frenat gjatë gjithë udhëtimit të automjetit.