Serie A/ Juventusi mposht Lazion dhe e kalon në renditje

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Lazios, duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0.

Bardhezinjtë ishin më mirë gjatë gjithë takimit, teksa pjesën e parë e mbyllën në avantazh falë golit të Moise Kean, i cili shënoi në minutën e 43-të.

Në fillimin e pjesës së dytë, Kean doli përsëri në skenë, duke shënuar për 2-0 në minutën e 54-t.

Juventusi e administroi mirë takimin dhe mbajti epërsinë deri në fund.

Madje, Arkadiusz Milik shënoi edhe një herë, në minutën e 89-të, për rezultatin final 3-0.

Me këtë fitore, Juventusi kalon Lazion në renditje dhe shkon në 31 pikë për vendin e tretë, me vetëm dy pikë më pak sesa Milani që është i dyti.

Lazio mbetet në 30 pikë në vendin e katërt, teksa gara në Serie A për zonën Champions është mjaft e fortë.