Fitore ‘dramatike’ e Milanit në ‘San Siro’, Fiorentina dorëzohet në shtesë

Një fitore shumë e rëndësishme e Milanit, e ardhur në kohën shtesë, përballë një Fiorentine që rezistoi fort deri kohën shtesë, për t’u dorëzuar më pas në një episod të pafat të Milenkovicit.

Me rezultatin 2-1 fitoi “Djalli” ndaj skuadrës vjollcë në “San Siro”, ku e nisi dhe e mbylli sfidën me gol.

Një takim i zhbllokuar që në minutën e dytë nga portugezi Leao, pas spondës së francezit Giroud.

Reagimi i Fiorentinës u konkretizua me golin e Barak pa u mbushur gjysmë ore lojë, më saktë në minutën e 28-të.

Pjesa e dytë e pa Milanin në sulm, por Oliver Giroud goditi drejt portierit në Terracciano në minutën e 50-të.

10 minuta më vonë Fiorentina pretendon për 11-metërsh, por gjyqtari kryesor edhe pasi pa pamjet në sistemin VAR i qëndroi vendimit fillestar: jo penallti.

Kuqezinjtë e kërkuan me ngulm golin e fitores, por as Giroud 72’, as Leao nuk mundën ta mposhtnin portierin Terracciano, për të ardhur më pas në minutën e dytë shtesë, kur Milenkovic nuk pati fat, duke e dërguar topin në rrjetën e portës së tij, 2-1.