Jeff Bezos i jep këngtares Doll Parton çmimin me vlerë 100 milionë dollarë

Ylli i muzikës Country, Dolly Parton, u shpërblye me 100 milionë dollarë nga themeluesi i Amazon përmes çmimeve "Bezos Courage & Civility Award", një vlerësim për liderët që "gjejnë zgjidhjet me guxim dhe qytetari”.

Bezos, i cili është gjithashtu pronar i kompanisë së raketave hapësinore Blue Origin, e bëri të ditur çmimin të premten së bashku me partneren e tij, Lauren Sanchez.

Parton, 76 vjeçe, kantautor e muzikës country, pop dhe gospel, këngët e të cilës përfshijnë "I Will Always Love You", "Jolene" dhe shumë hite të tjera gjatë dekadave, është filantropiste prej shumë kohësh.

Ajo dhuroi 1 milion dollarë për Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt për të ndihmuar në zhvillimin e një vaksine gjatë pandemisë COVID-19.

Parton është themeluese e një sërë organizatash bamirësie, duke përfshirë Fondacionin Dollywood, i cili fokusohet në edukimin si dhe në lehtësimin e varfërisë.