VIDEO/ Meta akuza qeverisë Rama: Babëzia rilindase nuk kurseu as bukën e jetimëve!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar sërish në ‘Facebook’. Duke ndarë një video nga protesta e zhvilluar ditën e djeshme teksa ka mbajtur fjalën, Meta akuzon qeverinë se po grabit edhe bukën e jetimëve.

“Makutëria dhe babëzia rilindase për të grabitur çdo gjë nuk kurseu as bukën e jetimëve. Ky është veprimi më i rëndë moral dhe njerëzor i Rilindjes që nuk do të harrohet kurrë”, shkruan Meta.