Milan-Fiorentina/ Mbyllet pjesa e parë në ‘San Siro’, rezultati dhe statistikat

U mbyll në barazim 1-1 pjesa e parë e sfidës së “San Siros” mes Milanit dhe Fiorentinës, në kuadër të javës së 15-të të Serisë A.

Një takim i zhbllokuar që në minutën e dytë nga portugezi Leao, pas pasimit të francezit Giroud.

Reagimi i Fiorentinës u konkretizua me golin e Barak pa u mbushur gjysmë ore lojë, më saktë në minutën e 28-të.

Më poshtë mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.