", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/13/auto_gggrtrt1668361531.png", "width": 900, "height": 457 } }

Reporteri britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999

Pamjet e Khersonit, qytetit të Ukrainës i cili arriti të çlirohet nga forcat ruse pas më shumë se tetë muaj lufte, i kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-gazetarit britanik, Brendan Paddy.

Paddy, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter disa pamje ku shihet një gazetar i “Sky News” që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 260-të.