Dëmtohet rëndë portieri, del me barelë nga fusha dhe humbet Botërorin me kombëtaren e tij

Ndeshjet e sotme në Serinë A kanë sjellë disa pamje të rënda për shkak të dëmtimit të një prej lojtarëve që po bëhej gati të shkonte në Katar për të luajtur Botërorin me përfaqësuesen e tij.

Ndeshja mes Veronës dhe Spezias është ndërprerë në fundin e pjesës së parë si pasojë e një dëmtimi të tmerrshëm të portierit të miqve, Bartlmej Dragovski, i cili ishte pjesë e listës së përfaqësues së Polonisë për këtë aktivitet.

Dragovski doli nga zona për të ndalur një aksion të kundërshtarëve por vendosi këmbën keq dhe pësoi një rrotullim të plotë të kaviljes, që me shumë siguri është thyer.

Ai u largua mes lotësh nga fusha e lojës për t’u dërguar menjëherë në spital teksa është e qartë që ka humbur Botërorin ku ishte planifikuar si pjesë e Polonisë dhe shumëkush e shihte si një rival të mundshëm për fanellën e titullarit me Vojçieç Sheznjin.