VIDEO-SYRI TV/ Primaret në PD, mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e pranimit të kandidaturave për primaret. Komisioni për Operacionet elektorale, do të administrojë dosjet e kandidatëve, të cilët shumë shpejt do ti kalojnë kryesisë së Partisë, e cila do të miratojë listën finale të kandidatëve që do garojnë më 4 dhjetor.

Nga SYRI TV

12 nëntori ishte afati I fundit, për dorëzimin e kandidaturave për primaret në Partinë Demokratike. Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale, në PD, ka marrë në dorëzim dokumentacionin,e atyre kandidatëve që kanë dorëzuar dosjet, në selinë qendrore të Partisë Demokratike, ndërsa në ditët në vijim do të administrojë edhe dosjet e kandidatëve që janë dorëzuar në degët e Partisë Demokratike.

Komisioni për operacionet elektorale, do të shqyrtojë të gjitha dosjet lidhur me kriteret e parashikuara dhe më pas, do ja kalojë emrat e kandidatëve, kryesisë së partisë, që do të përcaktojë listën finale, të kandidatëve për primaret, të cilët do garojnë brenda partisë, për te qenë kandidatët zyrtarë në zgjedhjet e 14 majit.

Burimet nga komisioni I operacioneve elektorale, bëjnë me dije, se kryesia e partisë demokratike, pritet te mblidhet shumë shpejt, për të miratuar listën finale të kandidaturave.

Primaret e Partisë Demokratike, pritet të zhvillohen më datë 4 dhjetor, ditë kur demokratët do të votojnë në gjithë vendin, për të zgjedhur kandidatët me të cilët opozita do garojë në zgjedhjet lokale.

Gara më e fortë e primareve pritet të jetë, në Tiranë, ku demokratet do zgjedhin mes 7 kandidaturave.

Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Fatmir Merkoçi, Julian Deda, Adriana Kalaja dhe Enkelejda Fejzo do të garojnë në Tiranë, ndërsa fituesi i këtyre primareve do të përballet me Erion Veliaj, në betejën e kryeqytetit.