Nga pijet alkoolike, ushqimet e ndryshme dhe lodrat e seksit – lista me të gjitha gjërat e ndaluara për Kupën e Botës në Katar

Tifozët e futbollit që shkojnë në Katar për Kupën e Botës duhet të sigurohen që të mos sjellin ndonjë nga sendet apo artikujt e ndaluara në Lindjen e Mesme, pasi janë paralajmëruar se mund të burgosen.

Shumë tifozëve të futbollit kanë mbetur pa ekzaltim normal që vjen me ditët e fundit të grumbullimit para një Kampioni Botëror.

E gjithë kjo pasi tifozët fillimisht kanë mbetur të dëshpëruar nga mos respektimi i të drejtave të njeriut, orientimi seksual dhe shumë gjerave tjera elementare në Katar.

Por, kjo nuk është e gjitha pasi tifozët e futbollit, sidomos ata evropian, nuk do të jenë në gjendje të festojnë aq shumë sa mund të bëjnë zakonisht në një Kupë Bote, ose të paktën do t’u kushtojë atyre më shumë.

Ata do të jenë në gjendje të pinë në vendin mysliman, vetëm tri orë para fillimit të ndeshjes dhe një orë pas fillimit të ndeshjeve.

Sidoqoftë, nëse tifozët duan të pinë në hotele, kjo mund t’u kushtojë atyre shumë shtrenjtë, falë tarifave për hyrje në bare, si dhe çmimeve shumë të shtrenjta për pijet.

Kushdo që shpreson ta kalojë këtë duhet të paralajmërohet se alkooli është në listën e artikujve të ndaluar, së bashku me disa gjëra të tjera të rrezikshme.

Sipas mediumit Daily Star, së bashku me pijet, lodrat e seksit, materialet pornografike, librat fetarë dhe produktet e derrit janë të ndaluara të futen të gjitha.

Këto sende do të konfiskohen në aeroport nëse dikush i sjell dhe ajo mund të shkojë më tej, me tifozët që gjithashtu mund të përballen me burgim për sjelljen e kontrabandës së paligjshme në vend.

Tifozët gjithashtu nuk mund të sjellin cigare elektronike ose ‘vapes’, ndërsa veshjet provokuese dhe shumë të shkurtra nuk lejohen – edhe pse kjo mund të jetë më problematike pasi tifozët të jenë zbërthyer, zhveshur dhe të kenë ndryshuar rrobat.

Ndërkohë që marrëdhëniet homoseksuale nuk lejohen, tifozët janë paralajmëruar më parë se qëndrimet e një nate, madje edhe mes çifteve heteroseksuale, mund të çojnë në shtatë vjet burg!

Në rast se dikush ende po pyeste nëse dhënia apo jo e Kupës së Botës, Katarit, ishte një ide e mirë, duke marrë parasysh gjithçka, edhe Sepp Blatter nuk mendon se ishte një ide e mirë.

Ish-shefi i FIFA-s, i cili ishte ende në krye kur organi qeverisës botëror vendosi t’i jepte turneun vendit të Lindjes së Mesme, në të njëjtën ditë kur i dhanë Rusisë edicionin e 2018-ës, është hapur me ndjenjat e tij.

“Zgjedhja e Katarit ishte një gabim. Në atë kohë, ne në fakt ramë dakord në komitetin ekzekutiv që Rusia të merrte Kupën e Botës 2018 dhe SHBA-të atë të 2022″.

“Do të kishte qenë një gjest paqeje nëse dy kundërshtarët politikë prej kohësh do të kishin pritur Kupën e Botës njëri pas tjetri”.

“Është një vend shumë i vogël. Futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdha për këtë”, ka thënë 86-vjeçari në fillim të kësaj jave.