VIDEO-SYRI TV/ Shkolla nuk i hapi dyert sivjet...Dëshmitë dramatike të shpopullimit masiv të Mirditës

Shpopullimi i vendit nuk ka të ndaluar. Historia e fshatit Ndërfushaz në Mirditë, tregon se si në pak kohë në zonë pothuajse nuk ka më asnjë të ri. Largimi masiv i popullsisë, ka sjellë mbylljen e shkollës, të qendrës shëndetësore apo dhe shërbimeve të tjera. Gazetari Martin Marku dhe operatori Eris Nikolli sjellin dëshmitë dramatike të shpopullimit të Mirditës.

Nga SYRI TV

Për ta prekur nga afër këtë plagë të rëndë të shpopullimit masiv, SYRI TV sjell realitetin e fshatit Ndërfushaz në Mirditë. Largimi i rinisë nga ky fshat është alarmant në këtë zonë.

Këtë vit shkolla në fshat nuk i hapi dyert për shkak të numrit të ulët të nxënësve, duke rritur numrin e shkollave të mbyllura në qarkun e  Lezhës.

Papunësia e madhe, uji i pijshëm, qendra shëndetësore, shkolla apo dhe shërbime të tjera, janë  pandemia që ka shkaktuar shpopullimin në pjesën më të madhe të Mirditës.

Gazetar: M. Marku

Operator: E. Nikolli

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhi: T. Foto