", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/13/auto_991668327872.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Berisha mesazh në Tik Tok: Treni ynë nuk ndalet më

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë mesazhin e parë ditën e sotme, pas protestës madhështore të shqiptarëve, të pasdites së djeshme.

Berisha shprehet për ndjekësit e tij në Tik Tok dhe jo vetëm, se tani ky tren nuk ndalet më.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha në Tik Tok:

Treni ynë nuk ndalet më.

Mirëdita miqtë e mi të TikTok.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur!

Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira.

Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët!

Zoti ju bekoftë!

Faleminderit shumë!

 

@prof.dr.saliberisha Një mesazh falenderimi të përzemërt. #sb ♬ original sound - Sali Berisha