TV në garë...

Nga Lutfi Dervishi

-Klan beson se po qeveris vendin;

-Top Channel mendon se duhet të qeverisë vendin;

-Syri tv tregon se si nuk duhet qeverisur vendi;

-MCN gjykon se koncesionarët dhe oligarkët po qeverisin vendin;

-A2cnn sugjeron se është më mirë që të huajt ta qeverisin vendin;

- Euronews: 78% e shqiptarëve mendon se ky vend është i pa qeverisshëm.

- News 24: ky vend ka nevojë që paradite të qeveriset nga qeveria dhe pasdite nga opozita 

-ABC konstaton se ky vend është i sëmurë dhe duhet shtruar në spital;

-Ora News nënvizon se ky vend qeveriset nga mafia;

-BBF siguron se ky vend qeveriset vetëm me tallava;

-RTSH mendon se asnjëherë nuk ka patur problem me qeverisjen e vendit

-Vizion + mendon se qeveria ka shumë punë të tjera dhe nuk duhet bezdisur me qeverisjen e vendit;

-Report TV raporton se opozita nuk po e qeveris mirë vendin;

-ERTV vulos se ky vend nuk ja vlen te qeveriset.