Ilir Alimehmeti zbulon diçka për veten: Kafja e mëngjesit, si përditë, me prindërit e mi!

Pas protesës së mbrëmshme popullore, Ilir Alimehmeti, një nga kandidatet e PD-së që synon të përballet me socialistin Erion Veliaj në zgjedhjet lokale, deklaroi se iu bë “zemra mal” nga ajo që pa dhe që  tregoi se “Shqipëria është e jona, jo e pushtuesit”.

Kurse, mëngjesi i ditës pas protestës e gjeti Alimehmetin pranë prindërve të tij, duke bashkëbiseduar, që të dy ata profesorë të njohur të mjekësisë.

Alimehmeti tregoi duke publikuar këtë foto: “Kafja e mëngjesit, si përditë, me prindërit e mi që nuk i ndërroj me njëqind Aleksandra. Mbajini afër prindërit miqtë e mi, se askush nuk ju do më shumë se ata. Të dielë të mbarë dhe gëzojuni familjeve! Janë gjithçka kemi!”.

Dhjetëra komente me përshëndetje dhe shprehje respekti kanë ardhur pas publikimit të këtij shënimi, sidomos për prindërit e z. Alimehmeti, intelektualë të shquar.