Ilir Meta me bindje të fortë: Shqipëria u përket të rinjve!

Mëngjesi pas protestës popullore, Ilir Metën e ka gjetur ende nën ndjesitë dhe emocionet e një revolte të madhe popullore, që u derdh mbrëmjen e 12 nëntorit në sheshin para godinës së qeverisë. Duke para pamjet e protestës, kreu i PL-së edhe njëherë ka shprehur bindjen e fortë se “Shqipëria u përket të rinjve”.

Duke iu referuar një shqetësimi të madh të ngritur nga Kisha Katolike Shqiptare së fundmi për eksodin masiv të rinisë, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje: “Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: “Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”.

Po ashtu, Meta e ka vlerësuar maksimalisht, rëndësinë e marrëveshjes së lidhur me Partinë Demokratike për zhvillimin e referendumeve, si mjete që i japin fuqi, popullit.