Parashikimi i motit për këtë javë nga SHMU, kur pritet të nisin mirë shirat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë.

Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme. Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët.

Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.