", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/13/auto_285698_6_f1668329060.jpg", "width": 900, "height": 510 } }

Operacioni në Beograd/ Kishin planifikuar vrasjen e presidentit serb dhe fëmijët e tij, arrestohen 18 persona

Një operacion është finalizuar në orët e parët të mëngjesit të djeshëm në Beograd ku janë arrestuar 18 persona me urdhër të Prokurorisë. Sipas informacioneve ata kanë “shënjestruar” edhe kreun e shtetit serb, pra presidentin Aleksandar Vuçiç, si dhe fëmijët e tij.

Sipas mediave, bëhet fjalë për anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal të quajtur “Vraçarci”. Në pranga kanë rënë shtetasit LC, IB, DM, NB, VM, NM, S. M, AM, NK, NT, MT, JB, Gj. K, N. J, AN, NV, UP dhe DN.

Siç ka shkruar “Novosti”, në një operacion të gjerë të pjesëtarëve të MPB-së së Serbisë dhe Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), të cilin e koordinoi Prokuroria për Krim të Organizuar (TOK), 18 anëtarë të mafias “Vraçarci” u arrestuan.

Ata dyshohet se kishin planifikuar një sërë vrasjesh, mes tyre edhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Gjatë kontrollit të më shumë se 50 lokacioneve, si dhe makinave të përdorura nga të dyshuarit, policët sekuestruan një sasi të madhe armësh zjarri, para, disa automjete luksoze të pasagjerëve dhe telefona të koduar.

Autoritetet shtojnë se në periudhën paraprake disa anëtarë të këtij grupi të organizuar kriminal janë arrestuar jashtë vendit.

Sipas informacioneve të dhëna nga Blic, ata janë arrestuar për vrasje, tentativë për vrasje, rrëmbim dhe kanë punuar si pjesë e një grupi të klanit Kavac. Disa janë ende në kërkim.

Ata akuzohen për tre vrasje dhe pesë vrasje të mbetura në tentativë. Siç mësojmë, grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vušović, i njohur më mirë si Johnny nga Vraçari, Uroš Piperski dhe Mario Gjorgjević.