'Zoti Rama, mjaft me manipulime, herë tjetër kur të gjesh budallenj, na thirr t’i tallim bashkë!'

(Shënim në Fb nga av. Genc Gjokutaj, pas protestës së opozitës)

"Sipas burimeve serioze, Rama është mërzitur shumë që në protestën e Opozites së Bashkuar nuk u thye asnjë xham!  Kështu që reagimi nr. 1 i parapërgatitur për tentativë të marrjes së pushtetit me dhunë, dështoi!

I ndodhur në këto kushte vendosi të përdorë planin 2, po të parapërgatitur: hapjen e të gjitha pusetave mediatike, duke nxjerrë në ekrane të gjitha fekalet politike!  Por, për shkak të erës së fortë që frynte në Tiranë, era e keqe që do të qelbte shqiptarët, u largua!

Jo zoti Rama! Mjaft më me manipulime! Herë tjetër kur të gjesh budallenj, na thirr t’i tallim bashkë!"

Post Scriptum: Seanca e parë e gjyqit popullor mbaroi! Me sukses! Të tjera seanca do të zhvillohen deri në shpalljen e Vendimit Përfundimtar, i cili sipas dispozitave proceduriale dhe zakonore nuk mund të ankimohet!

(Marrë në profilin e z. Gjokutaj në Facebook.)