SYRI TV/ Opozita në protestë para Kryeministrisë, qytetarët ngrihen kundër varfërisë dhe abuzimeve

Tiranë - Arsyet e protestuesve që kishin dalë në shesh mbrëmjen e së shtunës ishin nga më të ndryshmet.  Të rinjtë protestonin për shpresën, për të ardhmen e për abuzimet e qeverisë.  Ndërkohë më të moshuarit denonconin pamundësinë dhe mjerimin në të cilën janë zhytur familjet shqiptare.

Nga SYRI TV

Arsyet e protestës së qytetarëve që zbarkuan mbrëmjen e 12 nëntorit në sheshin përpara Kryeministrisë ishin nga më të ndryshmet. Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për gjendjen e mjerueshme dhe pamundësinë për të siguruar jetesë.

Thuajse në një zë, protestuesit fajësuan abuzimet e qeverisë për krizën ku janë zhytur.

I shumtë ishte edhe numri i të rinjve që iu bashkuan protestës e madje edhe i punonjësve të administratës.

Mungesa e shpresës është për këta të rinj arsyeja e bashkimit në protestë.

Për protestuesit, dalja nga kjo situatë ka vetëm një zgjidhje: largim i qeverisë dhe i kryeministrit Edi Rama.