Primaret e PD për bashkinë e Kurbinit, hyn në garë edhe deputetja Elda Hoti

Deputetja e Qarkut të Lezhës, Elda Hoti do të jetë në primaret e PD për bashkinë e Kurbinit. 

Këtë të shtunë, burime për Syri.net konfirmojnë se deputetja e Kurbinit ka dorëzuar formularin e aplikimit në selinë blu. 

Elda Hoti dhe kandidatët e tjerë do të votohen nga anëtarësia demokrate dhe simpatizantët në 4 dhjetor, se kush do të kandidojë në 14 maj për bashkinë e Kurbinit. 

Këtë të shtunë, 12 nëntor, PD mbylli aplikimet për regjistrimin e kandidaturave në primaret e 4 dhjetorit.