EMRAT/ Tre kandidatë në primaret e PD për bashkinë e Korçës

Shkon në tre numri i kandidatëve zyrtarë në primaret e PD pë bashkinë e Korçës. 

Pak orë nga mbyllja e afatit, ish-deputetja Ledina Alolli plotëson formularin e kandidimit në degën lokale të PD.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë është kandidatja e tretë që futet në garën për kandidatë për bashkinë e Korçës.

Afati për dorëzimin e formularëve përfundoi në orën 20:00 dhe nga dega e PD të Korçës kanë plotësuar formularin tre kandidatë:

Gjergji Gjata
Entela Dvorani
Ledina Alolli.