Protesta/ Budina në Syri Tv: Kemi në pushtet mafien më të rrezikshme në Europë! Ne nuk ndalemi me kaq

Aktori Edmond Budina, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv komentoi protestën e mbajtur sot nga opozita përpara kryeministrisë.

Edmond Budina tha se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e mafies në pushtet, të cilën e quajti mafien më të rrezikshme në Europë.

"Jam entuziast që kishte shumë njerëz në protestë dhe u përcollën gjithë ato mesazhe. Kjo energji që u mblodh sot duhet të ketë konkluzion dhe duhet të tregojmë një forcë më të madhe të kësaj turme që u pa sot.

Ne duhet të jemi ata që duhet ta çojmë deri në fund këtë çështje. Mafia është në pushtet, kjo është çështja. Kemi mafien më të rrezikshme të Europës. Nuk duhet të përkulemi. Jemi kundër korrupsionit dhe kundër mafies në pushtet."-tha Budina.