Protestuesit lyejnë me bojë të kuqe murin e Kryeministrisë: Rama ka vrarë të rinjtë!

Në protestën e ditës së sotme të thirrur nga opozita qytetarët në mënyrë simbolike kanë lyer me bojë me të kuqe muret e kryeministrise.

Sipas qytetarëve, boja e kuqe përfaqëson gjakun e të jetëve të prera në mes për fajin e shtetit. Përmendim vrasjen e Klodian Rashës 2 vjet më parë gjatë pandemisë, i cili u vra me armë nga policia e shtetit, Ardit Gjoklajt 17 vjeçarit i cili humbi jetën te ambjentet e depozitimit te mbetjeve ne Sharrë, vogëlushen 7-vjeçare, Jonida Avdia e cila u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës dhe së fundmi Lear Kurtin, i riu i cili humbi jetën në duart e policisë së Tiranës.

Me poshtë do të ndiqni pamjet nga momenti i protestës kur qytetart hedhin bojën në muret e kryeministrisë.