Pjesëmarrja/ Noka: Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shprehet se protesta e 12 nëntorit ishte dy herë më e madhe për nga pjesëmarrja se ajo e 7 korrikut. 

Në një prononcim për media, Noka ka theksuar se shqiptarët janë në këmbë kundër Edi Ramës dhe presin dorëheqjen e tij. 

"Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut", tha ai. 

Abuzimet, skandalet dhe vjedhjet e përditshme të kryeministrit dhe qeveritarëve të tij kanë sjellë revoltën e qytetarëve, të cilët tashmë presin të vetmin vendim nga Edi Rama, dorëheqjen e tij.