Deputetet e PD në protestë/ Sula: Qytetarët të rrëzojnë këtë regjim! Korreshi: Hajbutëria na ka nxjerr të gjithë sot!

Deputetët e Partisë Demokratike Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula të pranishëm në protestën e organizuar nga opozita shprehën arsyet për pjesëmarrjet e tyre sot.

Ata thonë se motivi është po i njëjtë me qytetarët shqiptarë, kundër këtij regjimi i cili po na shuan shpresat e së ardhmes.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje çdo qytetari që të dalin të protestojnë përndryshe Shipëria do të shuhet nëse do të vazhdohet në këtë rrugë.

“Kam dal në protestë si çdo shqiptar, si çdo demokrat, kjo protestë është përtej partive politike dhe nuk ka të bëjë se kush e thërret protestën, e rëndësishmë është që çdo qytetar shqiptar, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ku ndodhemi ne, një situatë që nuk di se ku do shkojmë. Prandaj unë gjej momentin që ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptar që të dalin që të protestojnë me emër të fëmijëve të tyre, në emër të të ardhmes se përndryshe Shipëria do të shuhet nëse do të vazhdohet në këtë rrugë” është shprehur Sula.

“Arsyeja që kanë të gjithë qytetarët dhe të gjithë protestuesit, keqqeverisja, harbutëria që ka ky kryeministër, hajdutëria dhe nuk ka lënë gjë pa i heq këtij mileti. Shtet policor, i ka kapur të gjitha institucionet, fukarallëku në maksimum, shpopullimi i gjithë vendit kjo është arsyeja që i ka nxjerr çdo qytetar sot.” u shpreh Korreshi.