Shqiptarët në këmbë kundër Edi Ramës, mbyllet pa incidente protesta historike e opozitës

Shqiptarët tashmë janë në këmbë dhe Edi Rama e ka marrë mesazhin. 

Protesta e sotme para Kryeministrisë, më e madhja në historinë pluraliste të vendit, ishte demonstrim i qartë jo vetëm force por edhe vendosmërie se shqiptarët janë distancuar nga Edi Rama. 

Kryeministri më i keq që ka njohur vendi, me pasojat më të tmerrshme që i janë shkaktuar shqiptarëve, nuk meriton të qeverisë më vendin. 

Thirrjet e shqiptarëve ishin në kor dhe ajo frazë do të jetë refren për kryeministrin: "Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg"!

Kuptimplota ishin edhe mesazhet e kryetarit të PL, Ilir Meta se populli do ndryshimin dhe Edi Rama duhet të largohet. 

Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli një apel direkt për ndërkombëtarët, duke kërkuar prej tyre që të mos mbështesin një qeveri të korruptuar. 

Por, një paralajmërim i drejtpërdrejtë shkoi edhe për Edi Ramën, që të mos guxojë të prekë votën e shqiptarëve, pasi pasojat do të bien mbi të.  

Në mbyllje, protestuesit përkujtuan të rinjtë që kanë humbur jetën në duart e policisë, teksa ndezën qirinj në shkallët e Kryeministrisë. 

Tubimi historik i opozitës u mbyll pa incidente, por policia shoqëroi një protestues në mënyrë të pakuptimtë.

Shqiptarët protestuan paqësisht dhe tashmë presin reflektimin e Edi Ramës i cili tashmë ka kundër shumicën e qytetarëve.