Meta: Referendum, zgjedhje, primare dhe protesta pafund deri në largimin e Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga protesta që u mbajt këtë mbrëmje në Tiranë se do të vazhdojnë me tubimet pa mbarim deri sa të largohet Edi Rama.

Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama ka vrarë shpresën ndërsa shtoi se ai s’ka asnjë legjitimiet për të qëndruar në krye të qeverisë. Meta tha se kanë energjitë e duhura për protestë, zgjedhje, referendum dhe primare.

"Do vazhdojnë protestat pa mbarim. Koha e Ramës ka përfunduar, shpresëvrasës që s'ka asnjë legjitimitet. Rama ka goditur pluralizmin politik. Kemi energjitë e duhura për zgjedhje dhe protesta. Do mbrojmë lirinë dhe atdheun. Referendum dhe primare."-tha Meta.