Guardiola pranon humbjen: Fitoi ekipi më i mirë, ne kishim shumë probleme

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me humbjen ndaj Brentford.

Në ndeshjen e xhiros 14 në Premier League, City u mposht në shtëpi 1-2 kundër Brentford.

Pas ndeshjes trajneri i Man City, Guardiola tha se fitoi ekipi më i mirë.

“Ekipi më i mirë fitoi. Ne kishim shumë probleme dhe nuk mundëm të shënonim pasi nuk na lejuan. Kur Toney gjuajti topin teksa luante nga mesi, ai krijoi probleme”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Me humbjen e pësuar sot Man City qëndron në vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se Arsenal (por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar).