Berisha: Miting i jashtëzakonshëm, cunam i lirisë së shqiptarëve! Ky vend do të ndryshojë...

Kreu i PD, Sali Berisha, në foltoren e protestës para Kryeministrisë deklaroi se ky miting është i jashtëzakonshëm. Berisha deklaroi se ky është cunami i lirisë së shqiptarëve dhe ky vend do të ndryshojë.

“Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga këta qindra-mijëra djem e vajza, burra dhe gra, që po shqyejnë sot me fuqinë e tyre bulevardin dhe rrugët e Tiranës.

Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore dhe mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj në këtë tubim që ju rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.”-tha Berisha.