Premier League/ Liverpool i mjafton një pjesë ndaj Southampton, Tottenham fiton me përmbysje

Liverpool mposhti me rezultatin 3-1 Suthampton.  The Reds ishin të parët që kaluan të parët në avantazh me anë të Roberto Firminos ndërsa u barazuan vetëm pas pak minutash nga ana e Adams.

Gjithsesi, vendasit iu falën më pas dy golave të Darwin Nunez i cili brenda zonës kundërshtare nuk fali dhe i hapi udhë suksesit të Liverpool. Në fraksionin e dytë, The Reds kontrolluan avantazhin dhe pas kësaj fitoreje ngjiten në vendin e gjashtë me 22 pikë. Nga ana tjetër, Southampton është në vendin e 19-të me 12 pikë. Sakaq, Tottenham arriti një fitore që me plot gojë mund të konsiderohet e çmendur.

Të besuarit e trajnerit Antonio Conte fituan në shtëpi me rezultatin 4-3 përballë Leeds United, por rrezikuan në disa raste ta humbisnin duke qenë se ishin në disavantazh në më shumë se një rast, por në fund dy golat e Rodrigo Bentacur ngjisin Tottenhamin në vendin e tretë me 29 pikë ndërsa nga ana tjetër, Leeds mbetet në vend të 14-të me 15 pikë. Në ndeshjet e tjera, Leicester mposhti 0-2 West Ham ndërsa Bournemouth mposhti 3-0 Evertonin dhe Nottingham që fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Crystal Palace.

Rezultatet e ndeshjeve: