Deputetët i bashkohen protestës/ Salianji: Bulevardi dhe sheshet plot! Shoh mllef te qytetarët

Deputetët demokratë iu bashkuan në shumicë protestës masive të opozitës.

Dashnor Sula, Ramadal Lika dhe Sajmir Korreshi janë bërë pjesë e protestës së opozitës.

Ndërkohë në protestën e sotme është i pranishëm edhe deputeti Ervin Salianji. Përmes një fotoje, Salianji theksoi se bulevardi është plot, ndërsa pohoi se sheh mllef tek qytetarët për keqqeverisjen.

MESAZHI I SALIANJIT

Bulevardi dhe sheshet plot!
Sikletet e pushtetit të tejzgjatur dhe të pa merituar kanë nisur t’i shfaqen Edi Ramës e kjo është një faturë që do të duhet ta paguajë patjetër!
Shoh mllef tek qytetarët për keqqeverisjen!
Dita po vjen ✌️🇦🇱