Goxhaj: Ky është vetëm fillimi kundër Ramës që rri në folenë e Soros! Tradhtarët AliBalla do shkatërrohen

Koordinatori i Frontit të Shpëtimit Kombëtar, Altin Goxhaj, deklaroi nga foltorja e protestës para kryeministrisë se Rama largohet sa herë që qytetarët janë në shesh.

Goxhaj u shpreh se ky ortek protestuesish është vetëm fillimi ndërsa shtoi se Edi Rama dhe veremlia i Bashkisë Tiranë janë të frikësuar.

"Sa herë del populli, ata bëjnë mbrapa. Duhet të vijmë gjithmonë këtu që ta përzëmë atë. Poshtë George Soros. Ku ndodhet ai Rama? Në folenë e qyqes Soros në Paris bashkë me Alex Soros. Shporreni qelbësirën.

Veliaj i bashkisë fiku dritat se i tha Rama nuk dua ti shoh. Banda e armikut, banda kujton se do na përzërë ne.

Kam një thirrje sot, për tradhtarë AliBalla, mblidhni mendjen, mos u bëni tradhëtarë se pastaj do pendoheni.

Sepse ju duhet ta kuptoni që ky ortek është vetëm fillimi dhe do tju shkatërrojë. Pa ikur Rama e veremlia nuk shpëton Shqipëria. Rama ik."-tha Goxhaj.