'Dua një klub që synon trofeun e Champions League', Pochettino: Nuk mund të trajnoj këdo

Trajneri Mauricio Pochettino foli së fundmi për të ardhmen e tij pas largimit nga Paris Saint-Germain.

Argjentinasi theksoi se synon të marrë drejtimin e një skuadre që synon të fitojë Champions Leaguen, pasi sipas tij pasi punoi me lojtarë si Messi, Mbappe apo Neymar nuk mund ta ulë nivelin.

“Pasi kam punuar me Mbappe-n, Messi-n dhe Neymar, është normale të përpiqemi të ruajmë të njëjtin nivel dhe rrjedhimisht nivelin më të lartë. Unë dua një klub që më jep mundësinë të aspiroj në maksimum, si fitorja e Champions League”,-tha trajneri.