'Ambasadorët burokratë që nuk mbrojnë interesat e shqiptarëve! Rama të largohet'

Aktivisti Milaim Nela, i cili ka ardhur nga Londra për të protestuar para Kryeministrisë, deklaroi se kjo protestë nuk është për interesin personal të Sali Berisha.

Nela u shpreh se qeveria e Edi Ramës duhet të largohet që Vuçiçi mos të ketë vëlla në Tiranë ndërsa shtoi se ambasadat dhe ambasadorët  nuk janë të zgjedhurit e qytetarëve, por burokratë që mbrojnë interesat e vendeve të tyre e jo domosdoshmërisht të shqiptarëve.

"Duhet të largohen se janë njëri në qeveri e njëri në bashki pa mandat, por me vota të vjedhura. Duhet të ikin që fëmijët tuaj të mos shkojnë me gomone në Angli, por të shkojë si konkurrues të tregut të punës.

Të protestojmë për dinjitetin e vendit. Duhet të ikin që afera e Portit të Durrësit të ndërpritet. Duhet të ikin këta që Vuçiçi të mos ketë vëlla në Tiranë dhe Serbia port në Durrës.

Rama nuk e mbron interesin shqiptar dhe as Kosovën. Tirana duhet të kthehet në vend të jetueshëm për shqiptarët.

Pa çrrënjosur patronazhistët duke i çuar para drejtësisë abuzuesit ky vend s'do ketë kurrë liri. Socialistët t'i bashkohen proitestës se Rilindja s'është partia e tyre, por kanceri që iu ka marrë të ardhmen.

Ambasada dhe ambasadorët nuk janë të zgjedhurit tuaj por burokratë që mbrojnë interesin e vendit të tyre e jo domosdoshmërisht përputhet me interesin shqiptar."-tha Nela.