Hoxha: Rama hartoi plan me Soros e Vuçiç për të shpopulluar Shqipërinë, por ka opozitën e vërtetë përballë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, në foltoren e protestës para Kryeministrisë tha se Shqipëria duhet shpëtuar nga rreziku i mafies në pushtet. Lisandër Hoxha tha se 1/3 e kombit është larguar në emigrim nga keqqeverisja e Edi Ramës.

"Përdorën çdo mjet për të shpopulluar Shqipërinë. Rama me Soros e Vuçiçin, hartuan program për të zbarazur Shqipërinë nga shqiptarët.

Këtu ka shqiptarë, këtu ka opozitë të vërtetë përballë Edi Ramës. Të rinj dhe të reja që jeni shpresa e vendit, duhet t'i kërkojmë kryeministrit në ikje të largohet nga Kryeministria."-tha Hoxha.