Luçiano Boçi: Të shembim blindat që na burgosën ëndrrat! Rama fshihet duke ikur jashtë!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë me një mesazh. 

Boçi tha se kjo pjesëmarrje masive tregon se Shqipëria ka burra dhe gra të zot.  

Të gjithë protestuesit dhe shqiptarët së bashku, tha Boçi, do të përmbysin regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve.

"Kjo pjesëmarrje madhështore, ajo që na ka mbledhur në këtë sdhesh është më e madhe se ne të gjithë së abshku. Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e familjeve tona, e atdheut tonë. është dashuria për prindërit tanë, për familjet tona, për të afërmit tanë, për jetën, për qytetarët, për atdheun. 

Ajo që na ka mbledhur sot është besimi se4 Shqipëria ka burra dhe gra që i dalion zot atdheut, familjes, duke luftuar dhe duke u ndeshur. 

Unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj, dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur atë gulccin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. 

Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar, së bashku ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve. Dhe së bashku t'i shembim blindat e portave që kanë burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona, dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton që fshihet pas dritareve dhe ikjeve jashtë shtetit".

Fjala e plotë e Boçit

Të dashur shqiptarë, motra, vëllezër, të rinj dhe të reja! Ju përshëndes sot me pasionin e falenderuesit për këtë pjesmarrje madhështore dhe t’ju them se ajo që na ka mbledhur sot këtu, në këtë shesh, është më e madhe se ne të gjithë së bashku. 

Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e atdheut tonë.

 Se ajo që na ka mbledh nuk është thjesht ekzistenca jonë. 

Jo! Është dashuria për prindërit tanë, është dashuria për familjet tona, është dashuria për të afërmit tanë, është dashuria për jetën, për qytetarët, për atdheun. 

Ajo që na ka mbledhur të gjithëve këtu nuk është thjesht vuajtja e atyre që jetojnë sot në këtë vend, por është dhe dëshpërimi i atyre që duan të largohen nga ky vend. 

Ajo që na ka mbledhur sot nuk është thjesht politika, është Shqipëria, është atdheu. 

Dhe ajo që na ka mbledhur sot këtu është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra si ju që i dalin zot vetes, i dalin zot atdheut, i dalin zot besimit, i dalin zot famlijes duke luftuar dhe duke u ndeshur. 

Të dashur qytetarë, unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur gulçin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. 

Të dashur qytetarë, e gjithë Shqipëria sot është me ju. E gjithë Shqipëria  e ka mendjen dhe zemrën këtu tek ju. E gjithë Shqipëria i ka sytë dhe veshët këtu ke ju. E gjithë Shqipëria ka besim te forca juaj, te karakteri juaj, te qëndresa juaj. 

Prandaj së bashku të vazhdojmë betejën tonë. Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar. Së bashku ta përmbysim regjimin që ka rënuar jetën e shqiptarëve. Dhe së basgku t’i shembim blindat e portave që ka burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që  e meriton, që fshihet pas dritareve dhe pas ikjeve nga shteti. 

Të dashur qytetarë, besimi im është i madh, besimi i Partisë Demokratike është i madh tek ju dhe kjo nuk është një beteje dhe sfidë politike. 

Jo! Ky është një mission qytetar të cilin jam i bindur që së bashku do ta çojmë deri në fund, deri në fitore.